Nje lajm interesant nga vjen sot nga Anglia. Nje nga lexuesit e rregullt te gazetes tone dhe njekohesisht njeri prej fituesve te QUIZ te “Shkodra Sport” pak kohe me pare, Erjon Bejtja na ka shkruar se ne Angli kane krijuar nje ekip me shkodrane te cilet po marrin pjese ne nje kampionat minifutbolli qe po zhvillohet atje.
Dhe ne mes shume ekipeve angleze, por edhe me te huaj, pjesmarres eshte edhe nje ekip shqiptar i cili eshte pagezuar me emrin shume domethenes “Vllaznia”.
Kjo sepse te gjithe pjestaret e tij jane tifoze te zjarrte te kesaj skuadre dhe prania pak kohe me pare e Bejtjes ne Shkoder, ka bere qe ai te marre me vete edhe fanellat e Vllaznise per te gjithe ekipin. Fotot qe na vijne nga Anglia jane pikerisht me keto kostume te veshura, nderkohe qe ata pozojne edhe me shallin e Vllaznise, dhuruar nga “Shkodra Sport”.
Perveç Erjon Bejtjes, pjese e ketij ekipi jane edhe Mali Duli, Behar Bejtja, Igli Shega, Endrit Qosja, Jimmy Bahçja, Erat Hasku si dhe Shimaj Sf.
“I kemi vendosur emrin Vllaznia ekipit tone sepse eshte ekipi jone i zemres dhe me te do te synojme te fitojme kampionatin e minifutbollit ne Angli, ashtu siç do ta fitoje edhe Vllaznia ne Shqiperi”- na thote ne prononcimin e tij te shkurter per “Shkodra Sport” Erjon Bejtja./SHKODRA-SPORT.COM/