Klubi i futbollit Vllaznia ka shkarkuar pikërisht në këto momente trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata. Lajmi sapo na është komunikuar nga zëdhënësi i klubit. Në këtë mënyrë ka marrë fund edhe dilema por “lufta” mes drejtuesve të Bashkisë dhe Vatës nuk do mbarojë këtu sepse përveç shkarkimit, ata i kanë kërkuar publikisht edhe të tërheqë akuzat e bëra ndaj tyre. Kësisoj gjërat duket se do të acarohen edhe më shumë në vazhdim.
Zyrtare është që Rudi Vata nuk do jetë më trajneri i Vllaznisë. Kjo tashmë është një vendim i marrë nga ana e bordi drejtues të klubit. Nderkohe behet e ditur se ne vend te Vates eshte caktuar drejtori sportiv Armir Grima per te drejtuar skuadren deri ne fund te sezonit. Nga ana tjeter, behet e ditur se klubi do filloje negociatat per trajnerin e sezonit te ardhshem.
www.shkodrasport.com