Rudi Vata me shumë mundësi sot nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Deklarata e shpërndarë për mediat e kryeqytetit mbrëmjen e së dielës, nuk është pritur aspak mirë nga ana  e drejtuesve të klubit. Siç është parashikuar, gjatë ditës së sotme do ketë një mbledhje në bordit drejtues të shoqërisë aksionere Vllaznia për të marrë masat e duhura në lidhje me situatën e krijuar dhe nga sa thuhet, pas bërjes publike të shumë gjërave të pavërteta nga ana e trajnerit (kështu pretendojnë drejtuesit e klubit), ai do largohet nga kjo detyrë.

Në kushte të tilla, pritet vetëm vendimi zyrtar dhe nga ana tjetër, në darkë në televizionet lokale, përmes këtyre drejtuesve pritet edhe reagimi me fakte ndaj atyre çfarë ka thënë trajneri mbrëmë në “Ora News” por edhe në deklaratën e shpërndarë për mediat. Ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se “lufta” do vazhdojë. Edhe nëse Vata do shkarkohet sot. Ai nuk do ta lërë me aq sa ka thënë deri tani. Por sigurisht që edhe drejtuesit nuk do heqin dorë pa mbrojtur mirë veten.
www.shkodrasport.com