Opinion nga Dritan Sylia

 

Uroj me gjithë shpirt që ky shkrim te lexohet nga trajneri Rudi Vata. – Do doja me gjithe zemer me i thane faleminderit per çdo gja qe dha tek ne. Faleminderit qe u mundove me dhanë prej profesionalizmit tand per ekipin tonë. Faleminderit per ndershmerinë tande.


Faleminderit qe nuk pranove asnjëherë me na ba pjesë te pazarlleqeve. Faleminderit per festimet e tuaja “alla-Mourinho”, sidomos ai ne Durres. Faleminderit per tana herët qe nuk pranove asnjëherë me u neperkamb emri Vllaznisë tonë. Faleminderit qe u perpoqe me i ba njerëz disa që nuk ishin të tillë, me mendu per të mirën e futbollit. Uroj me zemer ishalla te shkarkojnë, ishalla nuk rinovon. Sepse asht gjynah qe një trajner si ti te punojnë me njerëz të papërgjegjshëm si puna e drejtuesve tonë. Uroj të të shoh trajner te Kombëtares tone, apo i cilitdo ekip qe deshiron ti. Respekt djali i Shkoder Loces dhe faleminderit per çdo gja.

 

(P.S: Ky shkrim nuk ka lidhje me stafin e faqes. Ky është mendimi im personal, mendimi i administratorit të FK Vllaznia dhe me këtë shkrim rrezikoj postin si administrator i faqes tonë, ama s’ka gja. Të paktën, i thashë 2 fjalë qe kisha, i thashë faleminderit atij, që është i vetmi që duhet me u falenderu, jo me u sha).