Klubi shkodran duket se e ka lënë në heshtje punën e reagimit ndaj gjyqtarëve për ndeshjen e humbur në Pogradec ndaj skuadrës vendase në shifrat 1-2. Ndonëse mbrëmjen e së premtes, adminstratori I klubit Kujtim Shaba deklaroi se dje do kishte një reagim zyrtar nga ana e klubit, kjo në fakt nuk ka ndodhur. Nga zyrat e klubit nuk ka dalë asnjë deklaratë zyrtare, nuk ka pasë asnjë prononcim në lidhje me këtë çështje por kjo ndoshta është lënë për t’u bërë sot ose nesër.

Në fakt nuk është hera e parë në këtë sezon që kuqebluve “u vidhen” pikët. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Vata të paktën kështu janë shprehur disa herë dhe ndoshta ata duke menduar se ankesat e tyre zyrtare në FSHF nuk janë marrë parasysh as herët e tjera, nuk janë nxituar për të bërë ankesën e rradhës. Sigurisht që do ketë ankesë por kjo pritet të bëhet ndoshta nesër meqë është dita e parë e javës dhe e punës për institucionin e futbollit shqiptar.

www.shkodrasport.com