hënkolli luajti në fundjavën e shkuar ndaj Klosit në fushën e vet duke e mundur me rezultatin 4-0. Por duket se miqtë kanë pretendime.

Ndërkohë, pas ndeshjes klubi i Klosit ka bërë një reklamim në FSHF, pasi pretendon se lojtarët e Shënkollit, Sebastajn Deda dhe Loris Kalaj, nuk janë në protokollin zyrtar.

Klosi do tashmë fitoren në tavolinë, por mbetet për t’u parë vendimi nga Disiplina. Kujtojmë që pak javë me parë ishte klubi i Tërbunit ëë çoi në Disiplinë Bulqizën duke pretenduar se ka aktivizuar lojtarë jashtë qarkut e duke shkelur rregulloren.

Me sa duket informaliteti dhe parregullsitë mbeten “thembra e Akilit” në kampionatin e së Dytës! Nga ana tjeter, Klubi i Shenkollit javen e kaluar u be protagonist edhe me vjedhjen qe u ndodhi futbollisteve te Tirana U21 pas ndeshjes ne fushen e tyre.