HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREBefason klubi i Kategorisë së Parë, njofton lojtarët për rinovimin e kontratës...

Befason klubi i Kategorisë së Parë, njofton lojtarët për rinovimin e kontratës në ‘Facebook’

Klubi i Orikut ka befasuar me njoftimin që ka bërë për futbollistët e tyre.

Skuadra e Kategorisë së Parë i ka bërë me dije futbollistëve në profilin e klubit në rrjetin social “Facebook” se duhet të paraqiten brenda javës pranë zyrës së skuadrës për të firmosur kontratat e reja:

“Klubi njofton futbollistët që kanë qenë pjesë e K.F Orikut të paraqiten brenda kësaj jave pran zyrës së klubit për të rinovuar kontratat e reja.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni drejtorin e klubit, z.Haxhija, në nr e cel 0695228600”, ishte njoftimi i klubit të Orikut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments