Shkupi kthen në stol Goce Sedloskin.

Vendimi është marrë orët e fundit dhe është zyrtarizuar në kanalet zyrtare nëpërmjet një njoftimi të shkurtër.

Ndihmësi i parë do të jetë Arben Nuhiu.

Gjithashtu në pozitën e kryetarit të klubit kthehet Suat Alija.

Ky zhvillim i ri dhe në dukej i papritur vjen pas dy humbjeve radhazi që skuadra nga Çairi pësoi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, përballë Bregalnicës (2-0) dhe Tikvesit (3-1).