Vushtrria e drejtuar nga Samuel Nikaj vazhdon te befasoje ne Ligen e Pare te futbollit kosovar. Ndonese ajo vetem pak dite para startit te sezonit, siguroi te drejten per te luajtur ne kete Lige pas terheqjes se nje ekipi tjeter, paraqitjet e saj kane qene vertete te mira.

Pasditen e sotme Vushtrria ka arritur te fitoje ne tranferte me ekipin e Fushe- Kosoves me rezultatin 2-0 dhe me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve, duke mbajtur vendin e dyte ne grupin B, me vetem dy pike me pak sesa 2 Korriku kryesues.

Interesant eshte fakti se skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ne gjashte ndeshje te luajtura deri me tani, ende nuk e njeh shijen e humbje teksa ka fituar 3 ndeshje dhe barazuar po aq.

Kuptohet qe synimi tashme eshte ngjitja ne Superlige dhe te gjithe ne Vushtrri kane nisur te besojne per kete gje, per me teper besojne tek puna e trajnerit shkodran i cili edhe para tre sezonesh i pat ngjitur perseri ne kategorine me te larte te futbollit kosovar.

Ecuria e sivjetme eshte shume e mire sepse siç thame ky ekip ishte ndertuar per te marre pjese ne Ligen e Dyte dhe lojtaret jane marre per kete kategori, por tashme ambicjet jane shtuar dhe me ndonje nderhyrje ne merkaton e janarit, objektivi eshte mese i arritshem./SHKODRA-SPORT.COM/