Minikriza e rezultateve qe po kalon se fundmi Vllaznia, ka shkaktuar shume debate ne rrethin e tifozeve por edhe te specialisteve te futbollit.

Ka nga ata qe mendojne se renia e rezultateve ka ardhur ngaqe futbollistet e Vllaznise nuk jane paguar, e te tjere qe thone se kane ndikuar kushtet e veshtira te stervitjes.

Por ka edhe nga ata qe mendojne ndryshe dhe njeri prej tyre eshte Skerdi Bejzade. Ish- futbollisti i Vllaznise dhe i disa ekipeve te tjera ne kampionatit shqiptar, eshte gjithmone aktiv me komentet e tij sa here flitet per skuadren shkodrane.

Keshtu ka ndodhur edhe sot kur ne nje koment qe ai ka bere ne faqen e “Shkodra Sport” kur ne kete diskutim te shkaqeve qe kane çuar ne keto rezultate, jep nje ide shume interesante kur shkruan:

“Tashti po te vazhdonin siç e kishin filluar, do kishte mbaru kampionati me kohe. Nuk e di çar me thane por keto lojtar nuk eshte pune per rrogat apo fushat e stervitjes. Ketu eshte pune karakteri qe te fitojne e te hyjne ne historine e ketij klubi si Vllaznia. Nqs nuk e kuptojne kete, nuk ja vlen e çfare te komentojm me shume”./SHKODRA-SPORT.COM/