Përfundon në barazim pa gola, takimi i parë gjysmëfinal mes Laçit dhe Kukësit i luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Laçit.

Një sfidë tepër e kujdesshme për të dyja skuadrat të cilat kërkonin mos pësonin gol në këtë takim të parë.

Në minutën e 73-të, Kukësi gjeti rrugën e rrjetës me anë të Bujar Idrizit, por për gjyqtarin Andri Koçi, goli ishte i parregullt pasi kishim të bënim me një faull në sulm.

Gjithçka ngelet e hapur, për të takimin e kthimit, që do të zhvillohet në 18 prill, nga ku do të mësohet edhe skuadra finaliste.

Padyshim qe Kukesi konsiderohet tashme favorit per kalimin ne finale por Laçi ka treguar se e “pelqen” shume kete trofe dhe padyshim qe do te tentoje ta fitoje edhe kete sezon.
© shkodrasport.com