Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBekam vazhdon kërkimet për trajner, në fokus ka ish-mesfushorin francez

Bekam vazhdon kërkimet për trajner, në fokus ka ish-mesfushorin francez

Klubi i Dejvid Bekam vazhdon punën për t’i dhënë formën e plote klubit të tij, Inter Majami. Klubi i ish-mesfushorit të famshëm do të debutojë në muajin mars të vitit të ardhshëm në kampionatin amerikan të MLS.

Bekam nuk do të kursehet nga ana financiare teksa tashmë ka nisur të kërkojë dusa lojtarë me emër që aktivizohen në Europë, si Hames Rodrigez, Mandzukiç. Ndërsa, pas nuk mbeten edhe emrat e trajnerëve. Britaniku kërkon në krye të skuadrës një emër të njohur, teksa pas u përfol për Ançelotin, tashmë në skenë ka dalë Patrik Viera.

Ish-mesfushori francez aktualisht është në drejtimin e Nicës në Ligue 1. Por, mund të tundohet nga oferta e Bekam, teksa në te kaluarën ka pasur edhe një eksperiencë në MLS me ekipin e Neë York City./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments