Ngjarja e djeshme e ndodhur në Shkodër me trajnerin Ernest Gjoka padyshim që ka pushtuar faqet e para të gazetave sportive.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse është një ngjarje vërtetë e rëndë dhe e shëmtuar.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Shkodra Sport” është artikulli me titull: “Skandal në Shkodër, Gjoka sulmohet me thikë”.

Më poshtë është nëntitulli: “Trajneri rrëfen momentet e tmerrit pas stërvitjes: Nuk e di nga vjen gjithë kjo urrejtje në Shkodër, futbollist nuk bëhesh dot me zor”.

Sakaq, fotoja e madhe e faqes së parë i është kushtuar trajnerit të Vllaznisë dhe bashkëshortes së tij që ka dhënë një intervistë ku shkruhet: “Bashkëshortja e trajnerit: E pashë në ëndërr, vajza u trondit shumë”.

Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Çmenduri në Shkodër, sulmohet Gjoka”.

Po ashtu në faqen e parë të kësaj gazete ka edhe një deklaratë të ish-trajnerit Cungu që thotë: “Trajnerët janë pa mbështetje, për dy vite kam pasur të njëjtat halle”.

Ndërkohë kjo gazetë i ka kushtuar vëmendjen edhe suksesit të ekipit U-19 që fitoi kupën e Shqipërisë me një artikull ku shkruhet: “Vllaznia fiton kupën,gjykimi shëmton finalen”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave: