Saturday, May 2, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e tretë ndaj Tiranës dhe i jep...

BASKETBOLL/ Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e tretë ndaj Tiranës dhe i jep fund kampionatit të saj

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë të mbetet në lojë për të pretenduar kualifikimin në finalen e kampionatit. Ajo e ka humbur edhe gjysmëfinalen e tretë ndaj Tiranës dhe këtu merr fund rrugëtimi i saj në kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit shqiptar.

Ndeshja e tretë në mes këtyre dy skuadrave është luajtur pasditen e sotme në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit dhe është fituar nga Tirana me rezultatin 87-81. Duhet thënë se në 30 minuta të kësaj gjysmëfinaleje, Vllaznia ka qenë rivalizuese madje 10 minuta para fundit ka qenë ajo në udhëheqje të rezultatit në shifrat 58- 62.

Por në periodën e fundit janë bardheblutë ata që e kthyen rezultatin në favorin e tyre duke e fituar atë 29-19 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 87-71. Tirana në këtë mënyrë me tre fitore në tre ndeshje të luajtura kualifikohet në finale të kampionatit përballë Besëlidhjes, ndërsa Vllaznia e mbyll këtu kampionatin e saj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

GJYSMËFINALET

Ndeshja 1: Tirana- Vllaznia 87-84

Ndeshja 2: Vllaznia- Tirana 86-90

Ndeshja 3: Tirana- Vllaznia 87-81

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments