Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën e Shturmit të Gracit në Austri. Bomberi shkodran ishte një lojtar i lirë pasi kishte përfunduar kontratën me ekipin e Akmat Groznit, teksa prej 3 viteve aktivizohej në Rusi.

Gjatë aventurës në Rusi, Balaj është shoqëruar nga problemet e shpeshta fizike duke mos e lejuar të shfaqë potencialin e plotë, megjithatë sulmuesi kur është aktivizuar ka bërë mirë.

Tashmë, 28-vjeçari ka konkretizuar lëvizjen drej kampionatit austriak, ndërsa ditën e djeshme ka kryer edhe vizitat mjekësore duke i kaluar me sukses.

Balaj pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me austriakët. Gjatë karrierës së tij sulmuesi është aktivizuar edhe në shumë kampionate të tjerë europianë si Turqia, Kroacia, Polonia apo edhe Çekia./VipSport/