Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBekim Balaj i veçantë. Luajti me temperaturë, shënoi dhe ndihmoi Vllazninë të...

Bekim Balaj i veçantë. Luajti me temperaturë, shënoi dhe ndihmoi Vllazninë të fitonte ndaj Tiranës

Vllaznia luajti dje kundër Tiranës dhe fitoi me rezultatin 3-1, një sfidë që nisi mirë për bardheblutë, por përfundoi shkëlqyeshëm për vendasit. Protagonist në këtë takim ishte dhe i përhershmi Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran arriti të shënonte golin e tretë të ndeshjes, si dhe ishte ai që goditi në autogolin e kryeqytetasve.

Ajo që bie në sy është padyshim dëshira e këtij lojtari për të dhënë gjithmonë kontributin e vet për ngjyrat kuqeblu. Një shembull i qartë për të gjithë futbollistët e këtij kampionati, që duan dhe synojnë të kenë një vend titullari në elitë. Dhe për t’i vënë kapak karakterit të mrekullueshëm të këtiji lojtari ishte deklarata e Edi Martinit që u shpreh pas takimit: “Balaj ishte me temperaturë 38.5. Por, më tha që donte të futej”.

E pikërisht kur dëgjon të tilla deklarata dhe sheh performanca të tilla si ajo e Balajt në “Loro Boriçi” në Shkodër, futbolli në Shqipëri merr tjetër vlerë. Tipikisht një Bekim për skuadrën e Edi Martinit, që pavarësisht viteve mbi supe, Balaj vijon të jetë ndër më të mirët që ka aktualisht elita e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments