Bekim Bala dhe Sparta e Prages do te ndahen shume shpejt. Ky eshte lajmi qe eshte mesuar nga njerez te afert me lojtarin qe eshte duke kerkuar nje skuader te re per sezonin e ardhshem. Sparta e Prages nuk po e aktivizon me sulmuesin shkodran dhe as nuk po e grumbullon me. Bala eshte i merzitur dhe tani po mendon te gjeje nje skuader tjeter per sezonin e ri futbollistik. Ofertat per te nuk mungojne. Nga Polonia, Cekia apo dhe nga Azerbaxhani disa skuadra e duan ta marrin. Në fakt kalimi tek kampionati çek u mendua se do ishte një zgjidhje e mirë për sulmuesin shkodran sepse do ta ndihmonte më pas për të kaluar në një kampionat më të fortë.


Në fazën e parë të kampionatit gjërat përgjithësisht shkuan mirë për Balën që gjeti jo pak hapësira duke luajtur dhe shënuar në kampionat, madje edhe në Europa League. Por nga janari e më pas gjërat ndryshuan. Sparta e Pragës mori një sulmues shumë cilësor vendas në merkaton e dimrit dhe për rrjedhojë Bala u transferua tek ekipi i dytë. Në kushte të tilla sigurisht që 22 vjeçari shkodran do të kërkojë të largohet nga kjo skuadër për ta kërkuar fatin e tij diku tjetër.