Menjëherë pas shkarkimit të Bekim Kulit nga posti i trajnerit, klubi i Luzit 2008 ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Bledi Kadiun, i cili këtë sezon ka drejtuar Dinamon U-21.

Kadiu ka luajtur si futbollist me Skëndërbeun dhe Lushnjen. 41 vjeçari do të drejtojë për herë të parë një ekip në ligat profesioniste të futbollit shqiptar. Shkarkimi i Kulit erdhi vetëm tre ditë pasi ai ishte zyrtarizuar në pankinën kavajase.

Drejtuesit e Luzit 2008 nuk humbën kohë dhe gjetën një kavajas si Kadiu. Luzi renditet në vendin e 7 në kategorinë e parë me 18 pikë. Tre ndeshjet e fundit Luzi i ka humbur duke mos marrë asnjë pikë.

Kadiu do të ketë një detyrë të vështirë, të rikthejë Luzin tek fitorja. Dhe këtë do ta bëjë këtë fundjavë ku do të presin Korabin në shtëpi. Sfida është delikate duke parë formën e mirë të Korabit. Ata renditen në vendin e katërt dhe po tentojnë ngjitjen në Superiore./newsport/