Bylis dhe Egnatia kanë barazuar 0-0 në “Adush Muça”. Për javën e pestë në Superligë, 90 minutat e zhvilluara në Ballsh nuk kanë prodhuar fitues, me skuadrat që kanë ndarë nga një pikë.

Pas javës së pestë, Bylis me tetë pikë ndan vendin e tretë me Tiranën dhe Erzenin, ndërsa me 7 pikë Egnatia pozicionohet e pesta.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Bylis, Arian Bellai.

“Më pëlqen rezultati, kur nuk humbet është mirë. Morëm pikë ndaj një kundërshtari të vështirë. Kishim nga dy raste për shënim. Sot futbollistët nuk ishin në ditën më të mirë. Kemi dy javë të korrigjojmë gabimet dhe shënjestrën. Do shohim mos kemi ndeshje miqësore gjatë kohës që luan Kombëtarja, që mos humbasim rritëm.

Kur nuk fiton në shtëpi, mund të themi se kemi humbur dy pikë, por Egnatia është ekip i vështirë. Tri pikët brenda fushe të mbajnë në kategori.

Zëvendësimet – Më pëlqyen lojtarët që u futën, i dhanë freski ekipit. Janë të katërt lojtarë teknikë, edhe Charles mori besimin tonë”, tha Bellai.