Bylis dhe Egnatia barazuan 0-0 në “Adush Muça”. Për javën e pestë në Superligë, 90 minutat e zhvilluara në Ballsh nuk kanë prodhuar fitues, me skuadrat që kanë ndarë nga një pikë.

Pas fitoreve në javën e kaluar, si Bylis dhe Egnatia kanë vijuar sërish të marrin pikë. Ndeshja ka qenë e luftuar dhe me raste, teksa përmendim tranversën e Mihanës në pjesën e parë për miqtë.

Pas javës së pestë, Bylis me tetë pikë ndan vendin e tretë me Tiranën dhe Erzenin, ndërsa me 7 pikë Egnatia pozicionohet e pesta.Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“I kënaqur – Me shfaqjen e sotme të ekipit jam i gëzuar, kemi tre ndeshje që nuk pësojmë. Në pjesën e dytë kishim luhatje. Hamzat dhe Jackson kishin probleme dhe u ndje mungesa e tyre. Djemtë e tjerë që u futën bënë mirë.

Në pjesën e parë ishim më afër golit, nuk ka të bëjë me anën psikologjike. Bëmë gabime në pasime dhe qarkullimin e topit.

Zëvendësimet – Pjesën e parë bëmë mirë në mbrojtje dhe sulm, në të dytën u vonuam në mbulim. Këtë e bën edhe lodhja. Ndërrimet që u bënë, Bambam duhet të ishte pikë referimi, kjo nuk ndodhi.

Ne shohim ndeshjet tona, Bylis ka një ekip simpatik dhe të mirë. Ne do marrim më të mirën në çdo takim”, tha Tetova.