Terbuni i Pukes gjen fitoren e pare ne kampionat. Pasditen e sotme ai ka mundur ekipin e Tomorit me rezultatin 2-1 me nje gol te shenuar ne minutat shtese te ndeshjes dhe ne kete menyre ka marre nje trepikesh me shume vlere qe e ngjit ne pjesen e larte te renditjes.

Pavaresisht rasteve te krijuar ne pjesen e pare, ajo te mbyllej ne shifrat e barabarta 0-0, por krejt ndryshe do te ishte e dyta e cila do te dhuronte shume emocione. Fillimisht ka qene kapiteni i pukjaneve Alsid Tafili ai qe do te zhbllokonte shifrat.

Me kete gol dhe me epersine e vendasve u duk se e gjithe ndeshja do te mbyllej ne kete menyre, por nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 88-te ka ardhur goli i barazimit per beratasit shenuar nga futbollisti Olaoye. Nje gol ky qe u duk se e mbylli gjithe takimin ne shifrat e barabarta, por jo.

Pikerisht ne minuten e 96-te te ndeshjes do te vinte goli i shumepritur i Terbunit shenuar nga Albi Xhebrahimi dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e tij ne shifrat 2-1.

Me kete fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Alert Alcani eshte ngjitur tashme ne kuoten e 5 pikeve pas 1 fitoreje dhe 2 barazimesh dhe renditet ne pjesen e siperme te tabeles se renditjes. Ne kete ndeshje ne formacionin e Terbunit kane luajtur si titullar nga minuta e pare edhe tre futbollistet shkodrane Samet Ruqi, Alsid Tafili e Anderson Filipi si dhe koplikasi Ardit Hoxhaj./SHKODRA-SPORT.COM/