Refuzimi për të respektuar rregullat e vendosura nga shteti shqiptar sa i përket ndalimit të stërvitjeve kolektive dhe hapjes së qendrave stërvitore apo stadiumeve, i ka kushtuar shumë shtrenjtë klubit të Tiranës.

Bardheblutë, prej javësh injoronin ligjet e shtetit shqiptar sa i përket stërvitjeve, me lojtarët që kryenin të tilla bashkë si në ambiente stadiumi, ashtu edhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

Gjithçka ka marrë fund sot, me ndërhyrjen e policisë që i ka dhënë fund kësaj shkelje skandaloze që vinte në rrezik shëndetin e lojtarëve.

jatë mëngjesit të sotëm, futbollistët e Tiranës i janë drejtuar si zakonisht stadiumit “Selman Stërmasi” për të kryer stërvitjen e radhës në këtë impiant, siç kishin bërë shpesh në ditët e kalyara.

Por këtë herë, ata janë ndalur nga forcat e rendit pasi një patrullë e policisë ka mbërritur në impiantin kryeqytetas. Forcat e rendit kanë komunikur me lojtarët dhe drejtuesit e klubit të pranishëm dhe më pas u kanë bërë të qartë se ishin në shkelje të plotë të ligjit, duke i dhënë edhe sanksionin përkatës e duke I larguar ata nga stadiumi. /vipsport/