Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit.
Është vetë trajneri që bëri historinë me klubin kurbinas që ka konfirmuar se nuk do të jetë më në krye të pankinës bardhezi për sezonin 2021-2022, por pa dhënë më tepër detaje.
Në fakt, gazeta e paralajmëroi këtë lëvizje që pa u luajtur ndeshja me Anderlehtin dhe mesa duket palët e kishin marrë me kohë vendimin për të mos zgjatur bashkëpunimin.