Klubi i Dinamos gjatë kësaj vere kaq qenë ndër më aktivët në merkato, duke bërë skuadrën thuajse nga e para. Por kryeqytetasit i kanë dhënë rëndësi edhe lojtarëve të perspektivës, duke afruar shumë të tillë.

Megjithatë, firma me lojtarë me eksperiencë, ka bërë që hapësirat për këta të rinj të jenë shumë të pakta. Si rrjedhojë, tani kanë filluar edhe largimet e disa prej tyre. Klubi bëri të ditur se mbrojtësi Endri Reçi, i ka dhënë lamtumirën ekipit kryeqytetas.

“Futboll Klub Dinamo njofton shkëputjen e kontratës me marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, me futbollistin Endri Reçi. Mbrojtësi 21-vjeçar, nga sot është i lirë dhe Dinamo ruan 20% të vlerës së kartonit.

Dinamo e falënderon Reçin për kontributin e dhënë me fanellën blu duke i uruar suksese në vazhdimësi”, shkruante klubi në njoftimin e tij rreth lojtarit i cili mendohet se do të largohet drejt klubit të Kastriotit për të vazhduar karrierën.