Ditën e dielë Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve përballë skuadrës së Izraelit. Ndërsa përpara mediave dhe gazetarëve në konferencë për shtyp ka folur dhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha i cili ka thënë:

Berisha: Mundësitë ekzitstojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak.

Po aktivizoheni pak te Atalanta?

Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt

Fitorja e djeshme e Izraelit është ndjekur nga grupi?

E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli mori kurajon dhe fitoi. Ne e njohim pak shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme.

Baarazimi u kënaq?

Nuk do të ishte i keq. Prap së prap mendoj se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë.

Merkatoja, çfarë ndodhi?

Kisha mendja të luaja në Europa Ligë. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën, siç kam bërë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet , por jam i përqendruar.

Si i sheh të rinjtë që vijnë në kombëtare?

Momentalisht janë duke ardhur shumë, sepse shkojnë e vijnë. Është e vështirë për ne që të flasim dhe të jemi me ta. Këta të rinj që vijnë duhet të inkuadrohen shumë sepse ka pak miqësore. Dueht të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt.