Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja eshte serish ne formacionin me te mire te javes te kampionatit shqiptar te basketbollit per femrave. Ne “Top 5” te perzgjedhur nga FSHB per javen e peste te kampionatit, ne baze te statistikave rezulton te jete edhe shkodrania.

Interesant eshte fakti se nder keto 5 jave, Rreshpja zgjidhet per here te trete ne formacionin me te mire duke treguar edhe njehere tjeter se eshte nder lojtaret me te mira te kampionatit, perveçse edhe pikeshenuesja me e mire deri tani.

Ne formacionin me te mire te javes nderkohe bejne pjese edhe dy basketbollistet e Tiranes Emily Tershalla dhe Luna Luca si dhe dy basketbollistet e Partizanit Ornela Lalaj dhe Emma Fee.

Rreshpja sigurisht qe po spikat ne te gjitha ndeshjet duke u shnderruar ne nje pike referimi per ekipin e Vllaznise qe ndodhet per momentin ne vendin e katert te renditjes, me 3 fitore dhe 2 humbje deri tani.

Nderkohe neser ne ora 16:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipi i Vllaznise do te prese Tiranen, ekip i cili per momentin ndodhet ne vendin e dyte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/