Një nga lojtarët më në formë te Mançester Siti në këtë fillim sezoni, Bernardo Silva ka folur para ndeshjes kundër Liverpulit, dy skuadra që shihen si favoritet absolute për tu shpallur kampione në Premier Ligë.
Portugezi tha para medieve se një fitore kundër të besuarve të Klop do të ndizte luftën për titull dhe se vetëm atëherë Siti mund të konsiderohej si skuadra pretendente për të triumfuar sërish.
“Sezoni i shkuar ishte i shkëlqyer dhe shpresojmë që dhe ky vit të jetë i suksesshëm për ne. Nuk e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por jemi gjithmonë një skuadër e fortë për tu mundur.
Duam të mbrojmë titullin kampion, por kundër Liverpulit do të jetë e vështirë. Ata janë përforcuar shumë dhe vetëm në rast se i mundim në takimin direkt, mund të konsiderohemi si pretendentë për të fituar sërish titullin kampion”,- u shpreh Bernardo Silva./vipsport/