Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm kohët e fundit në fushën sportive “Reshit Rusi” kanë konstatuar ndryshimet e shumta tek ajo. Ndryshime këto që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe padyshim që meritë për këtë gjë ka drejtori i Akademisë Arben Maliqi i cili në këtë intervistë ka folur për të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur tek kjo fushë por edhe tek Akademia gjatë këtij sezoni.

– Shohim se po behen punime per rikonstruksionin e fushes “Reshit Rusi”…

Ne fushen “Reshit Rusi” ku sterviten ekipet e Akademise sapo eshte kryer rigjenerimi i saj me material gome me makineri per te rritur amortizimin e saj, deri ne realizimin e projektit final qe eshte zevendesimi i tapetit qe do realizohet ne nje faze te dyte.

Jane pastruar edhe muret e brendshme te fushes nga hekurishtet qe ishin kthyer ne mjete prerese duke rrezikuar lojtaret ne fushe. Jane zevendesuar te gjitha karriget plastike ne tribune e bankinat e lojtareve. Keto punime i kemi kryer duke angazhuar punonjesit e mirembajtjes te fushes, pa asnje kosto financiare.

-Ne fillim te sezonit ju keni sponsorizuar kostumet zyrtare te drejtuesve te KF Vllaznia, tashti financuat edhe rikonstruksionin e tribunes te stadiumit “Reshit Rusi”?

Tribuna ishte kthyer ne nje tezge dhe mund te shembej nga dita ne dite. Faturen per rikonstruksionin e tribunes e kam paguar personalisht duke e rindertuar nga e para dhe e konsideroj si dhurate per Akademine Vllaznia, prinderit dhe tifozet tane qe ndjekin ndeshjet e Akademise cdo jave. Ne fillim te sezonit kam sponsorizuar veshjet e prezantimit (kostume me kravata) per administraten e KF Vllaznia, pasi mendoj se organizimi dhe serioziteti i klubit fillon me paraqitjen publike te drejtuesve te tij. Ne momentin qe jam bere pjese e KF Vllaznia (me 01.10.2020) e ndjej veten te nderuar dhe jam munduar te jap kontributin tim ne aspektin organizativ dhe financiar.

“Lajmeve” te disa mediave lokale apo portaleve sportive, se jam angazhuar tek KF Vllaznia per te perfituar paga nga Bashkia, une i jap pergjigje me punen time dhe ndryshimet qe po bejme cdo dite. Nderkohe edhe disa punime qe nevojiteshin per Çertefikimin nga FSHF te Stadiumit “R.Rusi”(ndriçim,tabela,baner,lyerje me boje) jane kryer me mbeshtetjen e KF Vllaznia,duke i ndryshuar komplet pamjen Stadiumit qe ai te plotesonte standartet per zhvillimin e Kampionateve te moshave nga U13 deri U21.

– Po situata financiare e Akademise si paraqitet? A ka paga te papaguara ne stafin tuaj?

-Si fillim dua t’iu informoj se trajnereve te Akademise pervecse i eshte rritur paga ne krahasim me sezonin e kaluar, ata trajtohen edhe me bonus shtese çdo muaj nga sponsori Alban Xhaferi. Ky ndryshim ka sjelle edhe motivim me te madh ne punen e tyre. Gjithashtu eshte plotesuar organika e Akademise me 3 vete staf mjekesor, 2 trajnere portierash e 2 trajner atletike (nga 1 qe ishin vjet), si domosdoshmeri ne aktivitetin e nje Akademie futbolli pofesioniste.

Situata financiare e Akademise sot eshte shume e mire, aktualisht tek Akademia Vllaznia te gjitha kontratat e pagave jane te likujduara nga Bashkia Shkoder, gjithashtu edhe bonuset shtese nga Sponsori per stafin e Akademise prej 18 vete, pra nuk ekziston asnje detyrim i vjeter apo aktual ne lidhje me pagat. Kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit korrekt te financave te Akademise , duke aplikuar projektin tone per vetefinancimin e saj.

– Çdo te thote vetefinancim?

-Kur kam marre kete detyre kam prezantuar projektin tim qe Akademia te ndahej si strukture ekonomike me vehte brenda KF Vllaznia. Jam i kenaqur qe ky projekt u mbeshtet nga zj.Voltana Ademi dhe me zbatimin e tij aktualisht Akademia fuksionon shume mire edhe ne aspektin financiar.

-Per krahasim pagesat e lojtareve te Akademise Vllaznia jane 50%-100% me te uleta ne raport me Akademite profesioniste te ekipeve te kryeqytetit te cilat kane strukture te njejte organizimi te stafit sportiv dhe administrativ ashtu si edhe ne.

-Akademia jone ka hyrje financiare mujore nga pagesa e tarifave te lojtareve te saj.(disa lojtare me probleme ekonomike, i kemi perjashtuar nga kjo pagese). Por sqaroj se keto pagesa nuk mbulojne dot bilancin e shpenzimeve per aktivitetin e Akademise(paga, transport, uniforma,ambulance,qera fushe, administrate, etj).

-Per te mbuluar kete diference financiare, si drejtor i Akademise kam negociuar dhe kryer kontrata financiare me pale te treta ne favor te Akademise Vllaznia, duke rritur te ardhurat e saj. Perveç kesaj kam afruar edhe sponsore tek Akademia te cilet i kemi reklamuar ne faqen zyrtare te Klubit.

-Me kete rast ftojme per bashkepunim bizneset te cilet deshirojne te sponsorizojne KF Vllaznia. Interesi eshte dypalesh pasi çdo sponsor e ka te garantuar marketingun e biznesit te tij brenda e jashte vendit, me nje partner si Vllaznia qe eshte nje brand shekullor.