ka gati 63 vjet pa shkeputje qe kontribuon per sportin, si pakkush tjeter dhe ndjehet ende ne forme per te bere me te miren per sportin shkodran dhe ate shqiptar. E kemi fjalen per mjekun sportin Zyhdi Çoba.

Ai sot ka dhe nje interviste per kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” teksa ka folur gjate per karrieren e tij ne sport. Duke filluar nga basketbolli i luajtur dhe trofet e fituara me Vllaznine si tek medaljet e arta ne Helsinki te Finlandes, e per te vazhduar me mjekesine sportive te ciles i eshte perkushtuar prej me shume se gjysmeshekulli.

Doktor Çoba ne mbi 30 minuta rrefim ka folur vetem me respekt e konsiderate per te gjithe njerezit e sportit dhe te mjekesise me te cilet ka punuar ne vite.

Ndonese ka patur shume mundesi per te levizur nga Shkodra dhe Shqiperia, asnjehere nuk e ka bere kete gje sepse eshte i lidhur ngushte me kete qytet. “Shkodra dhe Vllaznia jane jeta jeme”- thote njeriu qe ka fituar respektin e te gjitheve. Ndoshta dikush duhej te ishte kujtuar edhe per ndonje titull per ta nderuar, por doktor Zyhdia e ka nderimin. “Kam respektin e njerezve dhe kjo me mjafton”- thote ai. Por per me shume, ndiqni me poshte intervisten e tij: