Kukësi ka arritur të fitojë kundër Bylisit, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Enkeleid Dobi ka marrë triumfin e dytë radhazi në elitë. Kanë mjaftuar golat e Ferreirës dhe Taipit që verilinndorët të marrin 3 pikë në stadiumin kuksian.

Edhe një herë kjo sfidë tregoi që arena verilindore është “ferr” për Bylisin që nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë. Pas kësaj ndeshje, Kukësi ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e tetë, kurse Bylis mbetet në të katërtin me 11 pikë.

KUKËSI – BYLIS 2-0

KUKËSI (3-4-3): Tafas; Ebert, Ferreira, Ilieski; Ndreca, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Giasi, Berisha, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.

BYLIS (4-2-3-1): Teqja; Trumci, Damçevski, Janku, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira; Antoni Beji, Kaçorri, Lajthia. Trajner: Arian Bellai.

Gjyqtar: Andi Koci