Një lajm i hidhur për komunitetin e basketbollit, pasi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare gjyqtari i shquar Faruk Rizvanolli.

Ai ishte ndër më të vlerësuarit e gjyqtarëve në vitet ’60, ’70, ’80, kohë në të cilën basketbolli ynë pati një zhvillim të vrullshëm dhe ndeshjet ndiqeshin nga mijëra shikues në pallatet e sportit.

Rizvanolli dallohej për aftësitë profesionale dhe ndershmërinë e lartë në gjykim. FSHB dhe gazeta i shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes për këtë humbje të madhe.

Kuptohet qe ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen e tij por per te gjithe komunitetin e basketbollit.