Beselidhja e Afrim Bilalit nuk ndalet. Ajo ka mundur rivalen e saj me te forte- Teuten dhe i ka marre kryesimin e renditjes durrsakeve teksa tashme udheheq e vetme renditjen, nje jave para fundit te fazes se dyte te kampionatit.
Ndeshja qe ka qene ne kalendar per t’u luajtur diten e djeshje, eshte luajtur sot jo ne Durres per shkak te bllokimit te pallatit te sportit por ne sallen sportive te “Goga Basket” dhe lezhjanet kane fituar me rezultatin 85-73.
Ata e kane nisur ne menyren me te mire te mundshme ndeshjen dhe e kane mbyllur perioden e pare ne shifrat 22-9. E ruan, madje e thellon edhe pak me shume ne te dyten qe mbyllet ne shifrat 28-24 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 17 pikesh ne favor te Beselidhjes.
Perioda e trete nderkohe ka qene e barabarte dhe eshte mbyllur 19-19 dhe ndonese durrsaket zgjohen ne te katerten duke e fituar 21-16, kjo nuk i ka vlejtur per asgje sepse Beselidhja do te fitonte krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 87-73.
Per te, pikeshenuesi me i mire ka qene Benard me 21 te tilla, e pas tij kane ardhur Robinson me 18 dhe Cortez me 15 pike. Pas javes se 19-te te kampionatit, Beselidhja tashme kryeson e vetme renditjen me 34 pike, nderkohe qe Teuta zbret ne te dytin me 33 pike./SHKODRA-SPORT.COM/