Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Besëlidhja ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren ndaj ekipit suedez Arameisk Syrianska, në një përballje të zhvilluar gjatë pushimit të kampionatit dhe e luajtur paraditen e sotme në stadiumin e qytetit të Lezhës.
Skuadra vendase e shfrytëzoi këtë test për të mbajtur ritmin dhe për të provuar elementë të ndryshëm ndaj ekipit suedez.
Golat për skuadrën lezhjane u realizuan nga Rraboshta me penallti në minutën e 85-të dhe Akansase në të 91-tën. Besëlidhja synon të vijojë me rezultatet pozitive edhe në ndeshjen e rradhës zyrtare në kampionat ndaj Adriatikut, e cila do të luhet më 4 prill.
Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori po bën mirë në kampionat dhe mban me meritë vendin e parë në renditje, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit.
Përveç sfidës në transfertë me Adriatikun, ajo do të presë në shtëpi javën e parafundit Shirokën dhe do ta mbyllë në Kuçovë kampionatin ku dhe shpreson që të festojë ngjitjen në kategorinë e parë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


