Beselidhja e Lezhes nuk ia doli sezonin e kaluar te shpallej kampion duke e humbur titullin ne finalen e peste ndaj Tiranes, por ne sezonin e ri i ka objektivat e qarta per ta tentuar me çdo kusht kete gje.
Per kete arsye, drejtuesit e saj e kane nisur heret punen per ndertimin e skuadres duke bere disa perforcime cilesore. I pari qe ka hedhur firme ne kontrate eshte basketbollisti i njohur shkodran Robert Shestani.
Lojtari qe muajin e ardhshem mbush 30 vjeç, ne sezonin e kaluar ka luajtur ne kampionatin malazez me ekipin Deçiq te Tuzit, por kontrata me te i ka mbaruar dhe ishte i lire ne merkato duke pritur ofertat e ekipeve te tjera.
Vllaznia nderkohe duket se me financat qe ka ne dispozicion per sezonin e ri, nuk ka tentuar ta mbaje dhe per kete arsye, Shestani ka pare opsionet e tjera dhe eshte bindur menjehere nga oferta e Beselidhjes.
Ne kete menyre, basketbollisti i kombetares shqiptare tashme do te jete ne dispozicion te trajnerit Afrim Bilali per sezonin e ri, sezon ne te cilin Beselidhja do te synoje patjeter fitimin e titullit kampion.
Gjergj KOLA