Nje dite me pare do te deklaronte se as qe e diskutonte fitoren me Erezenin, por ka ndodhur ndryshe sot ne fushe per Beselidhjen e trajnerit Elvis Plori.

Ajo eshte mundur 2-1 brenda ne Lezhe nga shijakasit nderkohe qe rivali i tyre kryesor- Kastrioti ka fituar 1-0 me Korabin dhe tashme diferenca ne mes tyre ka shkuar ne plot 8 pike. Nje diference e tille padyshim qe tashme i zbeh shpresat e lezhjaneve per ngjitjen ne Superlige.

Ne takimin e sotme, shijakasit kane kaluar ne avantazh me ane te Alimadhit ne minuten e 40-te dhe pjesa e pare eshte mbyllur me fitoren e tyre 1-0.

Ne fillimin e se dytes ka qene Moqi qe ka barazuar shifrat ne minuten e 55-te dhe ky gol rihapi shpresat per nje fitore te Beselidhjes, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Goli i Rezit ne minuten e 89-te per Erzenin i ka dhene fitoren mese te merituar me shifrat 2-1 kesaj skuadra dhe me kete trepikesh ajo ka siguruar renditjen ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit qe do te luftojne per titullin kampion ne fazen e trete.
www.shkodrasport.com