Kjo vere perpos temperaturave te larta duket e mbushur edhe me aktivitete sportive. Nje i tille ka nisur diten e djeshme ne Juban, pikerisht “Kupa Verore 2020”, aktivitet ky i organizuar nga “SHkodra Sport Event” me perfaqesues Jetmir Podgoricen si dhe shoqata “Juban Danja” me perfaqesues Ferdinand Jakun, Agron Pjetrin dhe Ndoc Ndocin.

Qellimi i kupes eshte argetimi dhe angazhimi i te rinjve te zones duke u miqesuar dhe me shume me njeri-tjetrin. Kupa do te zgjase 3 jave, ku netet do te jene te mbushura me aktivitet sportiv.

Pjesemarres ne kete kupe jane 12 ekipe, ku ne total ka 83 lojtare qe do te luajne. Padyshim qe nje kontribut ne kete organizim ka edhe kolegjiumi dhe akademine e arbitrave Shkoder i cili eshte si gjithnje e gatshme per bashkepunimin dhe gjykimin e ndeshjeve me korrektesi.

Sfidat tashme kane nisur dhe qe ne diten e pare eshte vene re nje rivalitet i madh ne mes ekipeve pjesmarrese. Me siguri qe keshtu ka per te shkuar deri ne naten finale kur do te percaktohet edhe ekipi me i mire i kesaj kupe.
Gjon GJEKA