Kampionati i 82-të kombëtar i atletikës për të rritur është shoqëruar me suksesin e ekipit të Vllaznisë i cili ka fituar titullin e 12-të kampionë rradhazi e njëkohësisht i 24-ti në total.

Një sukses i padiskutueshëm i të gjithë sportistëve dhe trajnerëve të cilët treguan edhe njëherë tjetër se janë të pathyeshëm në pistën shqiptare dhe për këtë arsye edhe ky titull nuk ishte rastësi.

Por titulli i sivjetëm ka patur një dedikim të veçantë: Ai ka shkuar për ish- trajnerin e njohur të këtij ekipi Gëzim Mema të ndarë nga jeta një muaj e gjysëm përpara.

Ka qenë kryetrajneri Albert Marashi që në një prononcim për “Shkodra Sport” pas suksesit të sotëm, është shprehur: “Për këtë sukses të 12-të rradhazi të ekipit të Vllaznisë dua të përgëzoj të gjithë atletët dhe veçanërisht kolegët e mi, Vildan Tufi, Bruno Rrotani e Dorian Tafa.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për drejtorin e SK Vllaznia Mark Kroqi dhe Bashkinë Shkodër për mbështetjen e vazhdueshme për ekipin e atletikës së Vllaznisë.

Fitorja e titullit të sivjetëm i dedikohet ne shenje respekti, profesorit te nderuar Gezim Mema i cili dha ne kontribut te madh per atletiken Shkodrane dhe ate shqipetare, por qe fatkeqesisht u nda nga jeta pak kohe me pare. Unë ju siguroj se sukseset e atletikës shkodrane do të vijojnë edhe vitet e ardhshme”.
www.shkodrasport.com