Shumë tituj kampionë në Shqipëri, medalje në turnetë e zhvilluara në Rajon por edhe një medalje bronzi në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve në vitin e largët 2005, ende nuk e kanë “ngopur” atë. Nelson Hysa ka ende ambicje për të bërë gjëra të mira. Dhe përveç 19 titujve kampionë të Shqipërisë (me të gjitha grupmoshat) tashmë kërkon një medalje europiane. Pikërisht atë në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen qershorin e vitit të ardhshëm.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një prononcim për “Shkodra Sport” kur deklaron: “Bashkë me trajnerët kemi vendosur që në muajin janar të nisim një program stërvitor të tillë që të mendojmë për të kapur formën maksimale në muajin qershor, atëherë kur do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare, të cilat janë një objektiv madhor për mua. Ka vite që e ëndërroj një medalje në këtë kompeticion dhe prandaj do të shpresoj ta realizoj vitin e ardhshëm. Kuptohet që më pas nuk do të heqë dorë nga titulli i rradhës kampion apo dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë”.

© shkodrasport.com