Pas së parës, vjen edhe një e dytë dhe si rrjedhojë Besëlidhja tashmë e sheh veten shumë pranë finales së kampionatit. Ajo ka arritur ta mundë me shumë lehtësi Tiranën në sfidën e dytë që u luajt mbrëmjen e sotme në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit me rezultatin 89-63.

I gjithë takimi është kontrolluar nga djemtë e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali. Në periodën e parë është fiksuar rezultati 22-17 për Besëlidhjen që ka ardhur duke e thelluar rezultatin edhe më shumë në periodën e dytë që u mbyll 27-18 dhe si rrjedhojë ka shkaur në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 14 pikësh.

Kaq ka mjaftuar që në pjesën e dytë të ndeshjes në fushë të ishin vetëm lezhjanët. 10 minutëshi i tretë u mbyll 25-17 po për ta dhe ndërkohë perioda e fundit ka qenë thjesht një formalitet që ka sjellë edhe shifrat 15-11 dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi u mbyll me rezultatin 89-63.

Në këtë mënyrë me rezultatin 2-0 sa i takon ndeshjeve gjysmëfinale, Besëlidhja tashmë e sheh veten shumë pranë finales. Pjestarët e saj janë të vendosur për ta mbyllur me tre ndeshje këtë tur dhe nga mënyra si po luajnë i kanë të gjitha shanset për ta bërë këtë gjë./shkodrasport.com/