Laçi arriti ti merrte 1 pikë Dinamos në “Elbasan Arena”. Pas sfidës foli trajneri i kurbinasve, Armand Cungu i cili sigurisht qe nuk eshte i kenaqur me kete rezultat qe nuk vlen shume sa i takon objektivave qe ka skuadra e tij.

“Përtej dëshirës për të marrë 3 pikë prapë 1 pikë vlen për moralin dhe sakrificën e djemve në fushë. Se çfarë kërkojmë ne si ekip nuk është se vlen shumë kjo pikë, pothuajse çerek ore të fundit lojtarët sakrifikuan. Tensioni dhe momentet e pasigurisë, dhuruam topa shpërdoruam raste dhe na penalizon natyrshëm.

Do pak kohë për të rimarrë veten, kam ndeshje për ndeshje që iu them djemeve që të bëjnë kujdes dhe ta kenë topin në qarkulli, por ka momente të mira por ka dhe oshilacione, duhet të marrim më shumë përgjegjësi dhe kurajo për ta pasur topin në këmbët tona, kemi bërë dhe gjëra shumë të mirë, mjafton të flasim edhe për golin ndaj Vllazninsë.

Duhet të kemi qetësinë e duhur për ta marrë topin. Kishim probleme fizike, dëmtim i Dajkos po ashtu dhe Mjaki dhe nuk ishin 100% në gjendjen fizike, i ra rendimenti skuadrës dhe i jep përparësi rivalëve për të ecur përpara. Do kthehen disa prej tyre por Souza e ka mbyllur sezonin, por braziliani tjetër bëri shumë mirë sot, dhe e zgjidhi me korrektësi” deklaroi Cungu për “MCN TV”.