Skënderbeu mposhti Erzenin me shifrat minimale 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Pas sfidës, foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

“Nuk e di për katërshen por sot për mua ishte një ndeshje shumë shumë e vështirë, ishte një atmosferë shumë e vështirë edhe psikologjikisht. E vështirë për të përgatiur këtë ndeshje. Jemi në një vend të mirë dhe do të shikojmë këto 3 javë se si do të dalim. Rashica mund të ruhet nga dy krahët dhe si sulmues qendre, nuk ishte më i miri sot por bëri në ndeshje të mirë, është shumë i talentuar dhe është me shumë cilësi.

Nuk kishte një vend natyral për Muharremin por tani me skemën e re e ka një vend, por ky është futbolli dhe nuk mund të gjejmë hapësira për të gjithë. Ndoshta dhe Muharremi meriton edhe më shumë por kjo është situata. Edhe Lika dhe Rashica gjuajnë mirë goditjet standarde por nuk ishim me fat për ti kthyer në gola.

Erzeni është një skuadër e mirë dhe kam respekt, por ne ishim pak të stresuar se ishim me një mendim se si do të fitonim. Kjo ishte një arsye pse nuk ishim në një nivel si 30 minutat e para, më të rëndësishme këto 3 javë janë pikët. Nesër është derbi dhe patjetër mund të fitojnë ose Partizani ose Tirana, të fitojë kush është më e mira”, përfundoi Gvozdenoviç për ‘MCN TV”.