Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja 'marshon' e sigurtë drejt kategorisë së parë

Besëlidhja ‘marshon’ e sigurtë drejt kategorisë së parë

Ndonëse u ndërtua me vonesë, Besëlidhja ia doli të ishte në lartësinë e duhur dhe të bëhej faktori kryesor në fazën e parë të kampionatit të kategorisë së dytë. Si rrjedhojë e mbylli atë në vendin e parë të renditjes duke qenë në këtë mënyrë pretendentja kryesore për ngjitjen në kategorinë e parë.

Ardhja e presidentit Pjerin Fushaj në krye të klubit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kryebashkiakun Ndreu, kanë bërë që skuadra të ndërtohej shpejt. Si drejtor u emërua ish- futbollisti i njohur Renato Malota ndërsa trajner u emërua shkodrani Elvis Plori. Të dy ata lëvizën shpejt në merkato duke sjellë lojtarët e duhur.

Kryesisht u preferuan lojtarë me përvojë dhe zgjedhjet e bëra nuk zhgënjyen. Pas 10 ndeshjesh të luajtura, ata kanë arritur të grumbullojnë 26 pikë, me 8 fitore, 2 barazime ndaj rivalëve Sopotit e Shirokës, ndërkohë që nuk e njeh fjalën humbje. Golaverazhi është 30 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.

Skuadra lezhjane ndërkohë ka edhe dy golashënuesit më të mirë të kampionatit aktualisht në rradhët e saj, pikërisht shkodranin Jasmin Rraboshta që është në vendin e parë me 10 gola të shënuar dhe i dyti është Akansase me 9 gola.

Me këto tregues, por edhe me lëvizje të tjera që mund të bëhen në merkaton e dimrit, Besëlidhja padyshim që ecën e sigurtë për arritjen e objektivit të saj. Mundësitë i ka, përbërjen po, stafin shumë profesionist dhe po ashtu edhe një mbështetje të fortë të tifozëve lezhjanë dhe me të gjithë këto faktorë, të gjithë janë të bindur se skuadra do ia dalë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments