...
HomeBASKETBOLLBesëlidhja mund Kamzën, e mbyll në vend të dytë fazën e parë...

Besëlidhja mund Kamzën, e mbyll në vend të dytë fazën e parë të kampionatit

Java e 10-të e Superligës në basketboll për meshkuj u mbyll me fitoren e Besëlidhjes ndaj Kamza Basket me rezultatin 94-86, ndeshje e luajtur në Kamzës. Skuadra luzhjane e komandoi ndeshjen në pjesën e parë, ku udhëhiqte 45-34.

Gjithsesi, vendasit nuk dorëzohen dhe arrijnë të përmbysin shifrat në 10-minutëshin e tretë, duke udhëhequr 70-66. Kur pritej që çereku i fundit të ishte mjaft i ekuilibruar, skuadra e Besëlidhjes merr sërish frenat e lojës në dorë.

Miqtë shkëputen dhe fitojnë 94-86, ndeshje ku për lezhjanët u dalluan Bernard me 38 pikë e Robinson me 37. Për Kamzën, Gray realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan. Falë këtij suksesi, Besëlidhja konsolidon në vendin e dytë, duke lënë pas pikërisht Kamzën e Tiranën.

Superliga-Meshkuj, java e 10-të

Vllaznia – Teuta, 73-90

Apolonia – Tirana, 73-77

Kamza Basket – Besëlidhja, 86-94

Renditja: Teuta 18 pikë, Besëlidhja 17 pikë, Kamza Basket 15 pikë, Tirana 15 pikë, Apolonia 14 pikë, Vllaznia 11 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.