Beselidhjes nuk i ben efekt as ndryshimi i trajnerit dhe peson nje tjeter humbje. Ajo ne kete menyre vazhdon ta rendoje edhe me shume situaten e saj dhe sheh veten duke u zhytur gjithnje e me shume ne gjysmen e dyte te tabeles se renditjes.

Pasditen e sotme lezhjanet kane udhetuar drejt Beratit per t’u ndeshur me Tomorin vendas ndaj te cilit ka humbur me rezultatin e ngushte 2-1. Duhet thene se kane qene vendasit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Ismailaj ne minuten e 30-te.

Po ky futbollist do te dyfishonte shifrat ne minuten e 60-te, por Beselidhja tentoi te mos heqe dore nga marrja e pikeve dhe Nunes ne minuten e 65-te shenoi duke ngushtuar shifrat.

Lezhjanet madje edhe mund te kishin barazuar rezultatin sepse ne minuten e 78-te kane fituar nje 11-metersh por nga pika e bardhe braziliani Da Silva ka gabuar dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll me fitoren 2-1 te Tomorit.


Tomori 2-1 Besëlidhja

(Ismailaj 30′, 60’/ Nunes 65′)

TOMORI: Boye, Hida, Ngoran, Caco, Fejzaj, Wahab, Muca, Solomon, Shaqe, Olaoye, Ismailaj

BESËLIDHJA: Demi, Mataliaj, Jaku, Veseli, Da Silva, Danaj, Hepaj, Nunes, Shehu, Bruka, Dibra