Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja nesër ndeshje miqësore ndaj Partizani 'B'

Besëlidhja nesër ndeshje miqësore ndaj Partizani ‘B’

Besëlidhja ndodhet në kulmin e përgatitjeve dhe lezhjanët po bëhen gati për startin e fazës së dytë, ku objektivi është i qartë: Ruajtja e kreut të renditjes dhe ngjitja në Kategorinë e Parë në përfundim të sezonit.

Gjatë kësaj periudhe përgatitore, skuadra ka qenë aktive edhe në merkaton e dimrit, duke kryer disa lëvizje që kanë sjellë një ripërtëritje të grupit.

Trajneri Plori ka shfrytëzuar ndeshjet miqësore për të testuar formacionin dhe për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve, një proces që do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Besëlidhja ka planifikuar një tjetër test miqësor ndaj Partizanit B, takim që do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, duke shërbyer si provë e rëndësishme para rifillimit të garës zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments