Besëlidhja është vetëm një hap larg titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa në ndeshjen e tretë ka fituar ndaj Teutës me një diferencë prej 41 pikësh.

Që në periodën e parë të besuarit e Afrim Bilalit kanë vënë në udhëheqje rezultatin, teksa kanë fituar 28-17. Vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe në periodën e dytë, që Besëlidhja e ka fituar 23-11 dhe në pushim kryeson 51-28.

Pas pushimit Teuta është munduar të rivalizojë. Por dhe perioda e tretë është përsëri për të besuarit e Afrim Bilalit. 27-24 dhe në total 78-52. E fundit vulos suksesin e Besëlidhjes, 106-65, që kryeson 3-0 në finalet për titull kampion në basketboll për meshkuj

Ndeshja e katërt do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Lezhjanët në këtë mënyrë ditën e shtunë pritet të shkruajnë historinë duke u shpallur për herë të parë në historinë e tyre kampionë të Shqipërisë.