Vllaznia e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres per sezonin e ri. Diten e sotme ajo ka konkretizuar nje tjeter firme ne kontrate, perpos atij te mbrojtesit Milosh Stojanoviç. Dhe rinovimi i rradhes vjen perseri ne mbrojtje.

Behet fjale per kroatin Marko Juriç. Drejtuesit e klubit kane rene dakord qe mbrojtesi shtatelarte te jete pjese e Vllaznise edhe per sezonin e ardhshem qe per te do te jete i treti rradhazi.

Njoftimi eshte bere i ditur nga vete klubi shkodran permes faqes zyrtare ku shkruhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se pas akordit me Stojanoviç, ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër futbollist për zgjatjen e kontratës. Marko Juriç do të jetë jetë i veshur kuqeblu edhe për sezonin e ardhshëm”.

Kujtojme qe nen kontrate eshte edhe mbrojtesi tjeter i qendres, Gledian Pusi dhe po ashtu edhe portieri Qarri. Qe do te thote se prapavija e skuadres se sezonit te ri ka nisur te marre forme, nderkohe qe pritet te shohim se cilet do jene zhvillimet ne lidhje me mbrojtesit e kraheve, Esin Hakaj dhe Geralb Smajli./www.shkodrasport.com/