Beselidhja ka nisur merkaton e saj qe nga fillimi i janarit me prurje te ndryshme. Lezhjanet kane bere tete afrime deri me tani dhe kjo do te vijoje edhe me prurje te tjera qe jane premtuar nga presidenca dhe jane kerkuar nga stafi teknik i kryesuar nga trajneri lushnjar i sapoardhur, Artan Bano.

Keshtu, tek Beselidhja kane ardhur tete prurje deri me tani sic jane tre brazilianet Alessandro, Robert, Guilherme Igor, por edhe Kujtim Alcani, Leonid Varfi, David Marku, Danilo Gecaj dhe shkodrani Brendon Stafa. Me keto afrime, shpresohet qe Beselidhja te kete mundesi per te rikuperuar forcat per te pretenduar mosrenien nga Kategoria, pasi jane per t’u luajtur edhe 12-jave kampionat.

Prandaj, edhe presidenca ka filluar qe te levize, madje do te synohen qe te afrohen edhe futbolliste te tjere serish qe te bejne diferencen ne pjesen e dyte te sezonit. Nga sa behet e ditur, Beselidhja po negocion edhe me disa futbolliste qe kane qene pjese e ekipeve te elites.

Keshtu, ne vazhdim mbetet per t’u pare se cilat do te jene afrimet e tjera te lezhjaneve, teksa kujtojme ketu se deri me tani nga Beselidhja jane larguar gjashte futbolliste. /Maringlen ZHIVANI/

Afrimet e Beselidhjes: Alessandro, Kujtim Alcani, Leonid Varfi, David Marku, Robert, Guilherme Igor, Brendon Stafa, Danilo Gecaj