Besëlidhja nuk do të llogarisë shërbimet e portierit Kadri Birja në vazhdim. 36-vjeçari me eksperiencë në kategoritë inferiore ka ndarë rrugët me klubin. Ky është edhe largimi i parë nga ekipi lezhjan.
Birja luante me Elbasanin, Egnatian dhe Dinamon ndër të tjera në kategoritë inferiore. Klube që aktualisht shfaqen si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit.
Në këtë edicion të Kategorisë së Dytë nuk pati hapësirë. Kështu te Besëlidhja luajti vetëm një ndeshje sepse titullar ka qenë Myrta.
Ndëkohë gazeta “Shkodra Sport” mëson se me shumë mundësi vendin e Birjes do ta zërë një portier tjetër tek Besëlidhja. Bëhet fjalë për një portier shkodran me përvojë, emri i të cilit do të zbulohet në ditët në vazhdim.
Drejtuesit e skuadrës janë të vendosur për të plotësuar çdo repart sepse objektivi i tyre është i qartë: Ngjitja në kategorinë e parë. Dhe për këtë arsye, gjëja e parë që duan të bëjnë është të “blindojnë” portën.


