Veleçiku ka gabuar rende ne ndeshjen e rradhes duke humbur brenda ne fushen e tij me rezultatin 0-3 ndaj nje rivali direkt siç ishte Dinamo. Ajo qe te ben pershtypje eshte se te tre golat jane pesuar ne fundin e ndeshjes, pikerisht ne 10 minutat e fundit te saj.

Trajneri Besnik Duli pas takimit duke analizuar kete perballje eshte ndalur tek problemet qe ka skuadra e tij dhe po ashtu, ka permendur edhe doreheqjen qe ndonjeri edhe mund ta mendoje, por ai ka bere te ditur se largimi i tij nuk eshte zgjidhje per ekipin e Veleçikut ne keto momente.

“Kemi shpenzuar shume energji duke filluar nga ndeshja ne Shkoder me Egnatian dhe me pas me Burrelin ne tranferte dhe ndaj nje skuader si Dinamo me parametra te mire tekniko- taktike, por edhe fizik, e patem shume te veshtire. Te mos harrojme se kishim edhe 5-6 mungesa te titullareve ne kete takim.

Lodhja beri te veten dhe zevendesimet qe kryem, ne vend qe ta freskonin skuadren, perkundrazi e ulen nivelin e lojes dhe nga kjo perfitoi kundershtari. Nuk mund ta perballonim Dinamon me nje kontigjentin lojtaresh te shpartalluar sepse lojtaret me te mire te ekipit tone ishin ne stol ose ne tribune.

Ekipi do te vazhdoje punen dhe ju siguroj qe keto rezultate negative nuk jane pasoje e drejtimit. Kuptohet qe trajneri mban pergjegjesine gjithmone. Ne me ate kontigjent lojtaresh qe kemi ne dispozicion, mundohemi te arnohemi por e pate qe ekipi u shkermoq pas minutes se 80-te sepse nuk mundi te rezistonte me.

Nuk eshte e thene qe duke pare gjithe keto probleme, nje trajner te jape doreheqjen siç jam dhe une trajner sepse eshte kollaj te largohem, por rregullimi i ekipit nuk vjen nga kjo gje. Nje situate e tille ka ardhur si vazhde e kontigjentit jo te plote qe ka patur ekipi i Veleçikut kete sezon.

Ne do te vazhdojme punen me kete kontigjent lojtaresh deri ne fund per te arritur objektivin qe kemi, qendrimin ne kategorine e pare dhe mund t’ia dalim ashtu siç ia kemi dale edhe heret e tjera”.
www.shkodrasport.com